Ellen DeGeneres ende nën sulm, Australia i anulon emisionin

Pasojat e dramës së Ellen DeGeneres kanë nisur të ndihen me shpejtësi të frikshme.

Ndonëse nuk dihet ende çfarë do të ndodhë me programin e famshëm “The Ellen DeGeneres Show” në Amerikë, Australia e ka marrë vendimin e saj. Kanali televiziv australian, Channel Nine nuk do ta transmetojë më programin e famshëm siç ka bërë deri më tani.

“The Ellen DeGeneres Show” është zëvendësuar me të tjera programe televizive pas diskutimesh të gjata mes Nine dhe Warner Bros.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se muajin e kaluar, “The Ellen DeGeneres Show” u bë objekt i një hetimi të brendshëm të WarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve, raporton Variety.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?