
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 5. Ata janë bërë pjesë e shtëpisë për të gjykuar performancën e banorëve, të cilët do të realizojnë sot një pjesë nga filmi i tyre ‘Dy Gishtë Mjalt’. ”Arsyeja se pse kam ardhur këtu sot është se uroi Amin. I love you”, është shprehur me të qeshur Ermali. Banorët janë ndarë në dy grupe, ku secili prej tyre ka zgjedhur të vëri në skenë një pjesë nga filmi.