Elvana Gjata hyn sonte në ”Big Brother Albania Vip 5”
Sonte ka Prime në ”Big Brother Albania Vip 5” dhe pritet të ketë një surprizë. Elvana Gjata do të jetë e ftuara speciale e mbrëmjes. Kjo pasi banorëve u është dhënë një sfidë: të ndahen në dy grupe dhe të performojnë një pjesë nga filmi “Dy gisht mjaltë”, me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin. Prania e saj në prime mund të jetë një surprizë direkte për banorët:
Hyrja e Elvanës mund të lidhet edhe me një moment të rëndësishëm në karrierën e saj. Më 10 maj, ajo do të mbajë koncertin “Dekada” në Milano, në Unipol Forum, një nga arenat më të njohura në Itali, ku kanë performuar yje botërorë si Paul McCartney, AC/DC, Celine Dion, Spice Girls, Mariah Carey, Madonna dhe Lady Gaga.
I vetmi artist shqiptar që ka performuar në këtë arenë është Alban Skënderaj, me koncertin “Motiv” në maj 2025. Koncerti “Dekada” shënon një tjetër hap të madh për Elvanën në skenën ndërkombëtare, ndaj nuk përjashtohet që prime-i i sotëm të jetë edhe një formë promovimi për këtë ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

