Elvana Gjata larg ”vipllëkut”: Fërgesë, patëllxhan dhe sultjash (FOTO)

T’ju themi një emër që me siguri nuk ia bën syri ‘tërr’ fare kur shikon Elvanën, ndryshe nga fansat që e adhurojnë deri në të qara? Mamaja e Elvanës. Zonja Donika s’kishte si të mungonte në xhirimet e dokumentarit dhe u soll si të mos kishte kamera fare.

I shkoi vajza për drekë, i shtroi tavolinën dhe ia mbushi plot me ushqime. “Kam vetëm 20 minuta kohë zogu,” i drejtohet Elvana me nxitim, pasi duhet të largohet për në prova, por e ëma s’mund ta pranojë diçka të tillë. Nuk hahet buka kaq shpejt!

Ulen të dyja në tavolinë, pak fërgesë të mbetur nga e djeshmja, ca patëllxhana, por Elvanës i duhet të nxitojë (ahhh historia e jetës tonë). “Më raftë pika që nuk kam ndejtur fare me ty,” i thotë mamit, që si të gjitha nënat nuk mërzitet asnjëherë, po e ka mendjen te gatimi i radhës. “Do vish nesër për drekë, çfarë do të të gatuaj?”

Sultjash. Dhe ndonëse Donika është e bindur që sultjashi nuk mjafton se nuk të ngop, zbuluam dhe ushqimin e preferuar të Elvanës…dhe gazpacho-n, por ajo është receta e saj. Marrë nga /Anabel/

SHKARKO APP