Elvana Gjata në kërkim, motra e saj vjen urgjent në Shqipëri
Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia dhe pritet të dëshmojë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 4 tetor në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut, ku një person ngeli i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.
Këngëtarja është larguar nga vendi dhe prej ditësh thuhet se ndodhet në Gjermani, ku jeton e motra, Migena Gjata.
Mirëpo, teksa policia është vënë në kërkim të Elvanës, këto ditë e motra pritet të vijë në Shqipëri.
Ajo vendosur të rikthehet në Tiranë për një ngjarje të rëndësishme.
Migena është këngëtare e muzikës operistike dhe për këtë arsye do të jetë në kryeqytetin shqiptar ku do të zhvillojë një koncert në Pallatin e Kongreseve.
Ky është koncerti i dytë që Migena Gjata zhvillon në Tiranë brenda një viti.
KOHA JONË SONDAZH

