Ema Andrea ndan dhimbjen e humbjes së vëllait binjak!
Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj binjak, Enea. Në mesazhin e saj, ajo falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet, duke theksuar rëndësinë e çdo mesazhi dhe përqafimi në këtë moment të vështirë.
“Çdo mesazh dhe përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, ashtu siç ishte edhe vetë Enea”, shkruan Andrea, duke nënvizuar se mbështetja e publikut ka qenë një burim force për familjen.
Në postimin e saj, aktorja thekson: “Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij! Enea, me mirësinë dhe buzëqeshjen e tij, ju jep bekime që na gjendet pranë.
Lutem, mos e harroni Enean! Jetën s’ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi! Do na përkëdhelë zemrat nga lart, ashtu si vetëm Ai di ta bëjë.”

KOHA JONË SONDAZH

