Ëmbëlsira shqiptare që theu kufijtë, pastiçieri: ”Hiraeth” u krijua në bazë të historisë së Çamërisë

Pastiçeri Dritjon Alushi zbuloi puntatën e stome të “Ftesë në 5” historikun që fshihet pas ëmbëlsirës shqiptare “Hiraeth” që shitet në Francë. Ai deklaroi se zanafilla e krijimit të kësaj ëmbëlsire shqiptare përfshin historinë e Çamërisë, ku çdo produkt nuk është përdorur rastësisht.

“Me trëndafili doja të përshkruaja bukurinë që më la ai vend në mendje dhe nuk mund ta harroja kurrë. Më ngjyrën e kuqe të flaktë doja të përshkruaja historinë e gjaktë që fshihet “Hiraeth”. Unë kam qenë gjithë kohës duke e menduar se si do të pritet. “Hiraeth” jo vetëm për historinë por edhe për vlerat që solli, duke përfshirë shegën, agrumet, vajin e ullirit.

Mua më la në mendje, nuk mund të lija pa e përfshirë, përveç historisë mahnitëse dhe ashtu siç mu hapën sytë kur pashë çamërinë ashtu iu hapën sytë çdo personi që lexoi për historinë e “Hiraeth”. Çdo ndjenjë që unë kam përjetuar kur e përgatisja, është pasqyruar tek ata që e kanë provuar, por bëri që të marrë edhe vlerësimin maksimal të universitetit më të mirë të kulinarisë në botë”, tha ai. Alushi tregoi edhe për pastiçerinë ku ai punon, një nga më të shtrenjtat në Paris, ëmbëlsirat vijojnë nga çmimi 13 euro e lart.

SHKARKO APP