Emergjenca nga koronavirusi, këngëtarja shqiptare ofrohet si vullnetare
Mes personave që iu përgjigjën thirrjes së autoriteteve britanike për të përballuar pandeminë e krijuar nga koronavirusi, ishte dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Rita bëri me dije se së bashku me të motrën është regjistruar si një vullnetare e NHS, ndërsa nëna e saj është rikthyer në punën e saj si psikiatre, për të ndihmuar personat që përballen me probleme të shëndetit mendor në këto kohë të vështira.
‘Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, por në këto kohë pandemie ajo është kthyer në një super hero në sytë e mi”, shprehet Rita Ora në Hello.
29 vjeçarja shpjegoi se do të dërgojë mjete mjekësore, do të marrë receta dhe do të kontrollojë të moshuarit që kanë nevojë për të përballuar pandeminë.