Emina Cunmulaj na zbulon pushimet e ëndrrave
Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj duket se po e shijon në maksimum këtë verë.
Ajo ka vendosur të pushojë gjatë, duke udhëtuar në vende të ndryshme që prej muajit qershor.
Si fillim, 34-vjeçarja vizitoi vendlindjen e saj në një udhëtim me dy vogëlushet Mia dhe Ella në Mal të Zi.
Ajo e shfrytëzoi këtë udhëtim për t’u përfshirë gjithashtu në disa angazhime bamirësie, për ta vazhduar më pas me destinacionin e radhës.
Në përvjetorin e katërt të martesës, Emina udhëtoi drejt Monte Carlo-s së bashku me bashkëshortin e saj, për të festuar kështu një nga momentet më të veçanta në jetën e tyre.
Pas këtij destinacioni, Cunmulaj nuk ngurroi të publikojë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto ku dallohej modelja me format e saj perfekte në Saint Tropez.
Ndërsa së fundmi ajo ndodhet në Turqi, duke kaluar pushimet e ëndrrave pranë partnerit dhe më të dashurve të saj. Mesa duket modelja shqiptare po e shijon në maksimum këtë sezon vere duke kaluar momentet më të bukura.