Emocione të forta për Eglën, merr mesazhet prekëse nga nëna dhe vëllai i saj! Banorja nuk mban dot lotët

Aktorja Egla Ceno përjetoi emocione të forta sot në ”Big Brother Albania Vip 3”, pasi nëna dhe vëllai i saj, e surprizuan me dy mesazhe emocionuese, me atë të “Big Love”. Banorja nuk mundi t’i mbaj dot lotët, duke mos lexuar dot me zë, por u ndihmua nga Juli. Të dy ata i uruan fitore, ndërsa i shprehën mbështetjen e plotë. Vëllai i saj e ka cilësuar si privilegj të kesh motër Eglën, ku i siguron asaj se do të jetë mburoja e tij përherë.

“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”, shkruan në mesazh nëna e Eglës.

“Shëndet. Hajt se kemi të tjera, po hë. As kemi as mbarojnë”, i përgjigjet ajo. “Egla të kesh një motër si ti është privilegj! Kurrë s’më zhgënjeve pavarësisht vështirësive e stërkëmbshave që të kanë vendosur. Unë e di se ti lufton e vetme, por mos harro, unë do të jem mburoja jote duke qenë përherë aty për ty. Të dua pafund, je krenaria ime, Miri“, shkruan vëllai i Eglës.

SHKARKO APP