Enrique Iglesias bën shqiponjën me duar, çfarë nuk u pa nga koncerti në Tiranë
Mbrëmjen e djeshme, koncerti i këngëtarit spanjoll, Enrique Iglesias mblodhi mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej”.
Atmosfera në shesh zgjati deri në orët e para të mëngjesit, ku ishin të pranishëm dhe shumë figura të njohura të muzikës shqiptare.
Këngëtari me famë botërore elektrizoi Tiranën teksa në një moment bëri me duar shqiponjën e flamurit shqiptar. Ky gjest i tij u mikprit nga fansat e tij të zjarrtë, të cilët shijuan çdo moment nga koncerti.
Pak para se të niste koncerti, ai deklaroi se ishte i emocionuar dhe në presion, pasi dëshironte të dhuronte një natë magjike për shqiptarët.