Eranda Libohova jep lajmin e shumëpritur, ajo dhe Irma…

Ato janë dy nga motrat më të famshme të showbiz-it shqiptar.

Karriera e tyre e admirueshme ka bërë që Irma dhe Eranda Libohova, të jenë të pazëvendësueshme në muzikën shqiptare.

Në një intervistë për programin “Pasditja Ime”, Eranda ka treguar se shumë shpejt se ato do të sjellin disa projekte muzikore, pas 12 vitesh mungese në skenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam duke përfunduar me Irmën dy projekte. Motrat Libohova do të rikthehen. Do të sjellim një këngë popullore dhe një këngë të muzikës së lehtë. Është shumë e vështirë krijimtaria e re, unë dua autorë të mirë të më shkruajnë një këngë të mirë”,- ka thënë Eranda Libohova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka publikuar së fundmi këngën “Ajo”, një bashkëpunim me këngëtarin, Ardit Çuni./revistawho

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?