Ermal Mamaqi do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”?

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi i ka habitur të gjithë më njoftimin e tij se ditën e martë ai do t’i bashkohet shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, “Big Brother VIP”.Këtë gjë aktori e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku në foto shfaqet krah moderatores së spektaklit, Arbana Osmani.

Mbi postimin ai ka shkruajtur: “Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të me mbështësni në këtë aventurë. Thank you @arbanao”.Nuk dihet ende nëse kjo është një shaka e Ermalit, i cili shpesh herë bën batuta për t’i konfuzuar ndjekësit e tij por megjithatë kjo mbetet për tu parë në “Prime”-n e së martës.

SHKARKO APP