Ermal Qori konfirmon pjesëmarrjen në Ferma Vip: “Do na marrë malli…”
Ermal Qori duket se më në fund i ka dhënë fund aludimeve që kanë qarkulluar prej ditësh për pjesëmarrjen e tij në “Ferma VIP”. Një story i fundit i publikuar në Instagram nga vetë ai po interpretohet nga ndjekësit si një konfirmim i qartë i hyrjes së tij në reality show-n e shumëpërfolur.
Në foton e postuar, ku shfaqet një moment relaksi me puro dhe kafe, Ermal Qori shoqëron imazhin me një mesazh që nuk kaloi pa u vënë re: “Se do t’na marr malli për ditët në liri”. Një frazë që për publikun tingëllon si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për izolimin në fermë, duke e lidhur automatikisht me formatin e spektaklit.
Kjo nuk është hera e parë që ai jep sinjale të tilla. Ditët e fundit, Qori kishte ndezur dyshimet me disa postime të tjera, përfshirë edhe një story me Ilir Shaqirin, i cili pritet të jetë “kryeplaku” i fermës. Po ashtu, ai kishte publikuar herë pas here mesazhe me nënkuptime që i shtuan edhe më shumë zërat për përfshirjen e tij.
Megjithatë, kjo story e fundit duket se ka qenë “goditja finale”, duke i dhënë një drejtim më të qartë spekulimeve. Fansat tashmë janë të bindur se Ermal Qori do të jetë një nga personazhet që do të bëjnë zhurmë në këtë sezon të “Ferma VIP”, një format që pritet të nisë shumë shpejt dhe që ka zgjuar interes të madh.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni, gjithçka po tregon se hyrja e tij është pothuajse e sigurt. Dhe nëse kjo ndodh, Ermal Qori pritet të jetë një nga emrat që do të mbajë vëmendjen e publikut brenda fermës.
KOHA JONË SONDAZH

