Ertugrul, në qiellin e shtatë: baba për herë të dytë
Aktori i njohur për rolin e Ertugrulit në serialin me të njëjtin titull, Engin Altan Düzyatan, sapo ka marrë një lajm të bukur dhe është shumë i lumtur. Bashkëshortja e tij, Nesli?ah Alkoclar, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e dytë.
Mediat turke kanë shkruar se aktori kryesor i serialit që ka thyer rekordet e shikueshmërisë, mezi po pret fëmijën që do të vijë në jetë pas disa muajsh. 38-vjeçari është baba i një djali 2-vjeçar Emir Aras.
Detaje të tjera, nga Düzyatan dhe Alkoclar, për momentin nuk ka. E vetmja gjë që duan është ta kalojnë sa më qetë këtë periudhë të ëmbël.