Ervini “shpërthen” kundër Ledjonës në BBV: Të të vijë turp! Mos ta shoh më surratin!
Loja me “topa djegësish” është bërë shkaku i një debati me tone të larta mes Ervin Gonxhit dhe Ledjona Xheladinajt pasditen e sotme në “Big Brother Vip”.
Ledjona e ka akuzuar Ervinin se ka gënjyer gjatë lojës për daljen nga fusha, por kjo gjë nuk është pranuar nga muzikanti, madje duke kaluar dhe në ofendime drejt gazetares.
Ledjona është prekur jashtëzakonisht shumë dhe ka përfunduar në dhomën e gjumit duke qarë. Arsyeja më e fortë ishte pasi bëri gati valixhet, duke qenë se është në nominim dhe rrezikon ikjen mbrëmjen e sotme, por dhe debati i mëposhtëm e ka bërë të ndjehet keq.
DEBATI
Ervini: Si më thua mua t’i gënjeshtar?
Ledjona: Sepse gënjeve.
Ervini: Të të vijë turp për këtë gjë, mos më fol fare më. Hiç fare mos të ta shoh më surratin. Të të vijë turp që i rëndon njerëzit, rob i keq.
Ervini: Aq inat i vjen sa nuk dinë çfarë flasin.
Ledjona: Të lutem me mua mos fol ashtu, dakord?
Ervini: Ek mbylle gojën mos bëj dërr-dërr kot a llafazone se flet shumë. Mbylle gojën se vetëm ti dëgjohesh llak-llak-llak. As po të bie në qafë asgjë.
Ledjona: Mua mbylle gojën ti nuk më thua dot as ti dhe askush këtu.
Ervini: O ti sinqeriteti dy mijë vat. Mbylle gojën.
Ledjona: Seriozisht e ke mo?
Ervini: Seriozisht me mua mbylle gojën, ec. Nuk të njoh më fare më