”Është fëmija im”, Tyga i kërkon Kylie Jenner testin e atësisë
Ish i dashuri i Kylie Jenner, Tyga ka kërkuar testin e atësisë së foshjnes së porsalindur Stormi Webster. Kjo deklaratë ka ardhur pasi Stormi ka lindur më pak se 9 muaj pasi ata u ndanë. Reperi amerikan beson se është ai babai i fëmijës dhe jo i dashuri aktual i miliarderes më të vogël në botë, Travis Scott.
Një burim tha për The Sun: “Tyga dëshiron të bëjë testin e ADN-së sepse ai me të vërtet mendon se fëmija është i tiji. Tyga u tha miqve se ka qene akoma seksulaisht aktiv me Kylie nëntë muaj më parë, kur mendohet që të jetë ngjizur dhe foshnja porsalindur.”
Partneri aktual i Kylie, Travis gjithashtu reper, është shënuar si babai i Stormit në çertifikatën e lindjes. Vogëlushja e yllit të klanit Kardashian erdhë në jetë më 1 shkurt pasi një shtatëzanie të fshehtë.
Në shtator kur u përfol për herë të parë për shtatëzaninë e 20 vjeçares, Tyga pretendoi se ishte fëmija e tij. Ai shkoi në Snapchat: “Ky është fëmija im.”
Megjithatë ai e fshiu këtë postim shumë shpejt. Kur u ndanë Kylie tha se ishte shumë e re për të pasur një lidhje serioze me reperin Tyga.