“Është vepër penale!”, Tea denoncon Kiarën në polici për kërcënim?

E bujshme ishte deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP” Tea Trifoni, e cila pohoi publikisht se ishte kërcënuar nga Kiara dhe familjarët e saj me jetë.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea në ‘Më lër të flas’.

Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara, e cila ishte e ftuar pas saj në emision. Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje.

“Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.”, -deklaroi Kiara.

Për këtë çështje e pyetur pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur: “Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”.

Kështu ka lënë të kuptohet se do i drejtohet drejtësisë për këtë çështje. Ndërsa e pyetur se si do shfaqej në dasmën e Luizit dhe Kiarës ish-banorja tha: ‘Nuk kam marrë ftesë. Të trashëgohen!’

SHKARKO APP