Estela Ujka: Fitova mbi tumorin por humba një gisht

Estela ka folur edhe më parë në Instagram për sëmundjen me të cilën u përball pak muaj më parë, por ende kishte lënë gjëra pa thënë. Sot tek Rudina i tha të gjithë duke treguar për herë të parë që shpëtimi prej tumorit e pati një çmim.

Ajo e humbi gishtin ku u shfaq masa e keqe, pasi kjo ishte zgjidhja e vetme për të mos rrezikuar jetën. “Një nënë me tre fëmijë nuk do kishte kohë të qante dhe të përkëdhelej. Kështu që as unë nuk kisha. I thashë menjëherë, po vazhdoni me procedurat. Megjithatë janë të gjitha mundësitë për protezë, për të mos më penguar në aktivitetin tim. Po familja më ndihmoi ta kaloja shpejt, sa që kur shkova për vizitë pas ndërhyrjes, isha rregulluar dhe atje në spital më thanë: Ua, po ti e paske marrë veten shpejt. Menduam se do ishe në depresion”, tregoi ajo.

Estela u shfaq me një palë dorashka të zeza kombinuar me look-un e sotëm dhe tregoi se do t`i mbajë ato edhe për dy muaj e gjysmë, derisa proteza e porositur të jetë gati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?