Estela Ujka flet për sëmundjen

2018-a e blogeres Estela Ujka ishte një betejë e mundimshme, por e fituar. Ajo rrëfeu për “Lart e Poshtë” se u diagnostikua me tumor, si pasojë e të cilëve humbi edhe nënën. Për fat të mirë, rasti i saj qëlloi ndryshe.

“Unë kam humbur mamanë nga e njëjta sëmundke, kështu që edhe nëse e dëgjoj nga miliona kilometra larg, sigurisht që do të ndikohem dhe do të më duket gjëja më e tmerrshme në jetë. Për fat të mirë, tumori me të cilin u diagnostikova unë, nuk ishte nga ata më të këqinjtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryeja operacionin mund të kishte pasoja fatale.

“{[…]Këtë sëmundje për herë të dytë në familjen time e përballuam ne të pestë dhe të pestë gjetëm forcë te njëri-tjetri. Vajzat kanë ndihmuar në shtëpi me gatimin, bashkëshorti gjithashtu. Kur shikoja këtë, nuk e kisha shumë mendjen te sëmundja. Gjithçka që doja ishte të ishim bashkë, të shijonim njëri-tjetrin dhe sëmundja u bë dytësore,” tregon ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Estela rrëfen se e kreu operacionin e nevojshëm dhe se tani është mirë, nuk ka më rrezik për jetën. “Njeriu duhet të fokusohet vetëm te gjërat e mira në jetë. Nëse bie pre e të këqijave, nuk do t’ia dalësh ndoënjerë,” thotë ajo. Gjithashtu, kryeni kontrolle mjekësore rregullisht, kontrolloni gjoksin për gunga, nishanet për rritje anormale e studioni historikun familjar në mos jeni të predispozuar për sëmundje të caktuara. Parandalimi dhe kapja në kohë është gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?