“Euphoria” zbulon pamjet e para të sezonit të tretë, Sydney Sweeney me rol provokues

Pas një pritjeje gati katërvjeçare, HBO Max ka zbuluar pamjet e para nga sezoni i tretë i serialit të suksesshëm “Euphoria”. Historia e re zhvillohet pesë vite pas ngjarjeve të sezonit të dytë, duke treguar personazhe të transformuar dhe me zhvillime të reja.

Në qendër të vëmendjes është aktorja Sydney Sweeney, e cila do të portretizojë personazhin e saj si një “cam girl” dhe krijuese përmbajtjeje për platforma online si “OnlyFans”. Pamjet e publikuara e shfaqin Sweeney-n me dy veshje të ndryshme, përfshirë një bikini me motive rozë e të bardha dhe një korse të vogël, duke theksuar ndryshimin e thellë të rolit të saj në këtë dramë të njohur për tematika të forta dhe stilin provokues.

Ky interpretim shënon një kontrast të fortë me rolet e fundit të Sweeney në kinema, si ai i boksieres Christy Salters në filmin “Christy”, apo paraqitja e saj aktuale në filmin “The Housemaid”, i cili po korr sukses në arkat filmike. Aktorja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit, si për paraqitjet publike, ashtu edhe për angazhimet e saj të shumta në televizion dhe kinema.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezoni i tretë i “Euphoria” pritet të jetë një nga premierat më të ndjekura dhe të diskutuara të HBO Max.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?