Europa vlerëson zërin e Anxhela Peristerit, Shqipëria siguron finalen e Eurosongut (VIDEO)

Nuk kishte asnjë mëdyshje që Europa do të vlerësonte vokalin shpërthyes të Anxhela Peristerit me këngën “Karma”. Kështu përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, fitoi biletën për në finalen e madhe që mbahet të shtunën e 22 majit.

Në finale bashkë me Shqipërinë nga kjo natë e dytë e festivalit, dolën edhe: Serbia, Greqia, Moldova, San Marino, Zvicra, Islanda, Portugalia, Finlanda dhe Bullgaria. Në këtë gjysmë finalen e dytë të Eurosongut që u mbajt në Roterdam të Holandës garuan 17 shtete, por vetëm 10 arritën të merrnin një biletë për në finale.

Me një veshje skenike në formën e një truporeje në ngjyrë argjendi, të realiuar nga Kujta & Meri. Për flokët e Anxhelës u kujdes parukieri i njohur Kaci Lleshi, ndërsa për grimin Sageri Makeup Studio. E vetme në skenë, Anxhela rrëmbeu brohoritjet e publikut falë zërit shpërthyes. Kurse skenografia bazohej te shpërthimet e ngjyrave në sfond.

SHKARKO APP