Eurovision 2023, kënga e Suedisë e kopjuar? Dhe një teori konspirative që është në rrjet

Loreen është artistja e parë grua që fiton dy herë ”Eurovision Song Contest”. Kënga “Tattoo” u rendit në vendin e parë duke grumbulluar 583 pikë. Juritë kombëtare që i dhanë fitoren Suedisë kanë ngjallur kritika dhe shumë njerëz po bëjnë thirrje duke kërkuar që rezultati të shfuqizohet pasi mund të jetë i manipuluar.

Në internet, njerëzit kanë përmendur fitoren ikonike të grupit ABBA me këngën e famshme “Waterloo” në vitin 1974, që i shndërroi artistët e ABBA-s në yje ndërkombëtarë brenda natës. Nga shumë njerëz, “Waterloo” konsiderohet si kënga më e jashtëzakonshme në historinë e Eurovision.

Duke marrë parasysh fitoren e Loreen, njerëzit mendojnë se Eurovision 2024 do të zhvillohet në Suedi dhe përkon pikërisht me 50-vjetorin e fitores së ABBA, të cilët me siguri do të performojnë vitin tjetër. Po ashtu ka shumë video që tregojnë se kënga nuk është origjinale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?