Eurovision, 6-të vende tentuan të manipulonin rezultatin e votave
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) konfirmoi se mbrëmë në finalen e madhe të Eurovisionit, 6 vende tentuan të manipulonin rezultatin e votave.
Në përpjekje të dyshuara për të manipuluar votimin e jurisë – Unioni Evropian i Transmetuesve hoqi votat e jurisë nga gjashtë vende.
Ato u zëvendësuan nga një rezultat i përmbledhur i bazuar në vendet me modele të ngjashme votimi si në gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe në finalen e madhe.
Votat nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino u zëvendësuan të gjitha me rezultatin e ri.