Eurovision me rregull të ri, vendet në konflikt nuk mund ta organizojnë festivalin
Festivali Europian i Këngës ”Eurovision” nuk do të organizohet më automatikisht nga vendi fitues. Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) ka ndryshuar rregullat e konkursit, duke vendosur se një shtet që fiton garën nuk do të ketë të drejtën ta presë edicionin e ardhshëm nëse është i përfshirë në një konflikt të armatosur ose në një situatë të ndjeshme gjeopolitike që mund të ndikojë te siguria dhe zhvillimi i eventit.
Ndryshimi vjen pas rishikimit vjetor të rregullores së Eurovisionit dhe prek një nga traditat më të vjetra të konkursit, sipas së cilës fituesi organizon automatikisht edicionin pasardhës. Aktualisht, Eurovisioni 2027 është planifikuar të mbahet në Bullgari, pas fitores së këngëtares Dara në muajin maj.
Sipas rregullores së re, transmetuesi fitues do të shpallet automatikisht i papërshtatshëm për organizimin e konkursit nëse një konflikt i armatosur, një situatë e ndjeshme gjeopolitike ose çdo rrethanë tjetër cenon sigurinë, stabilitetin apo mbarëvajtjen e eventit në vendin e tij ose në rajonin përreth.
KOHA JONË SONDAZH

