Ezel dhe Ejshan rikthehen sërish bashkë në ekran
Ezel dhe Ejshan janë padyshim çifti më i dashur për shikuesit e telenovelave. Të dy aktorët e morën famën më të madhe me rolin e tyre në serialin “Ezel” i cili është transmetuar pak vite më parë në Shqipëri e Kosovë. Por kemi një lajm të mirë. Këtë çift do ta shohim sërish bashkë.
Kenan ?mirzal?o?lu do të rikthehet në ekran me seritë e “Fatih” me të njëjtën partnere me të cilën ka luajtur në serialin Ezel, Cansu Dere.
Sipas mediave turke, Kenan dhe Cansu do t’i japin një frymë të re Sulltan Mehmetit Fatih me sekuencat e reja që do të xhirohen shkruan tabloidi, përcjell shekulli. Projekti që pritet të ketë një vëmendje të madhe është pjesë e historisë së Perandorisë Osmane dhe tregon historinë e sulltanit “Fatih”.