Fansat akuzojnë David Beckham për botoks, ja reagimi i tij

Kur vjen puna për të qëndruar rinorë, yjet e Hollywood janë të gatshëm për të provuar çdo gjë. Këtë herë në qendër të akuzave ka qenë ish-futbollisti me famë botërore David Beckham. Ndërsa ka postuar një foto në Instagram me djalin e tij Brooklyn në Javën e Modës në New York të bashkëshortes së tij të Victoria, David është akuzuar nga një fanse për botoks. “Botox duket mirë tek David”, shkruan ajo. Kjo gjë ka bërë që edhe fansat e tjerë të reagojnë dhe të besojnë se ai ka bërë botoks. Por mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Davidit, i cili ka reaguar duke thënë: “Unë nuk jam aspak dakord me përdorimin e botoks, kështu që unë do ta marr këtë si një kompliment”.

SHKARKO APP