Faqja zyrtare e familjes mbretërore zbulon emrin e bebit
Deri tani, dihet vetëm që Meghan Markle dhe princ Harry do të bëhen prindër së shpejti, pasi as gjinia dhe as emri i bebushit mbretëror nuk është zbuluar ende. Megjithatë, njerëz “të papunë” që kanë mjaftueshëm kohë të bëjnë kërkime të tilla, janë të bindur se kanë zbuluar emrin e fëmijës së parë të dukës dhe dukeshës së Sussex-it.
Familja mbretërore ka një faqe zyrtare Royal.uk, në të cilën ekzistojnë faqe personale për të gjithë anëtarët. Për shembull Royal.uk/Princess-Charlotte për vajzën e princit William dhe Kate Middleton. E njëjtja gjë edhe për anëtarët e tjerë.
Pas disa kërkimeve, u zbulua se nëse kërkoje Royal.uk/Princess-Victoria (një ndër emrat më të lakuar nëse fëmija do të jetë vajzë) shfaqej “page not found” (faqja nuk u gjet).
Kur ndiqje të njëjtën logjikë dhe kërkoje emrat Arthur, James dhe Alexander, menjëherë shfaqej faqja kryesore, gjë që dëshmon se këto adresa (url) janë të rezervuara ose në përpunim e sipër. Pra: a) bebi pritet të jetë djalë dhe b) ka të ngjarë që emrat të jenë Arthur, James ose Alexander. Përfaqësues të Pallatit u shprehën për Yahoo UK se kërkimet kanë rezultuar të tilla “sepse po punohej për të përmirësuar përvojën e përdoruesve”.
KOHA JONË SONDAZH

