Fatin për Toney e vendosin banorët
Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte, ai përballet me një mundësi të papritur për t’u rikthyer në lojë. Vendimi nuk i takon publikut. Fati i Toney-t do të përcaktohet nga vetë banorët, të cilët pritet të vendosin nëse do t’i japin apo jo një shans të dytë për të qëndruar në shtëpi. Se si do të merret ky vendim dhe çfarë do të sjellë ky zhvillim i ri, mbetet të zbulohet sonte gjatë programit. Tensioni dhe surprizat duken të pashmangshme.
KOHA JONË SONDAZH

