Fation Kuqari i nxjerr ”sekretet” Atdhe Xharavinës

Ish-konkurrentët e ”Përputhen”, Atdhe Xharavina dhe Fation Kuqari kanë krijuar raporte mjaft të mira pavarësisht historikut me zënka gjatë emisionit.

I pyetur më pas sesi i ka Atdheu raportet me vajzat, Fationi nuk u kursye aspak. Ai tha se Atdheu bie shpejt në dashuri me një vajzë edhe nëse thjesht ka folur me të.

”Atdheu bie shumë shpejt në dashuri. Sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”,-i them. Nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka. Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie. Ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin. Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen. Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë”,-tha në ”Ftesë në 5”.

SHKARKO APP