Fatjoni “shpërthen” ndaj Sara Gjordenit: Turp, çfarë nuk bën për…

Dalja e papritur e Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe deklarata me polemika e Sara Gjordenit, ka nisur një zinxhir debatesh dhe reagimesh në rrjet.

Ajo që dimë të themi është se situata mes çiftit është e komplikuar për momentin. Në postimet e fundit, ndërsa Sara e ruan foton e tij në faqen kryesore të “celularit” personal, Bardhi ende nuk i ka konfirmuar një “follow-back” ish-banores me të cilën nisi një romancë në shtëpinë më të famshme.

Së fundmi, Sara ka publikuar në “Story”, një foto nga “folloëers” e Saj duke i bërë thirrje Bardhit: Bëje follow, mos ki frike.

Lidhur me këtë situatë një reagim, ka ardhur edhe nga ish-banori, Fatjon Kuqari i cili “shpërthen” ndaj Sarës duke e quajtur “paturpësi” për vëmendje çdo reagim që po bën.

Pas gjithë kësaj situate e cila u ndez pasi Sara për shkak të përplasjeve me menaxherin e Bardhit, Jetmirin, hodhi dyshime gjatë spektaklit se Bardhi nuk është larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rënduar të nënës së tij, por për shkak se familjarët e tij dhe bashkëngjitur menaxheri, nuk janë dakord që ai të vazhdojë lidhjen me Sarën dhe për këtë kjo e fundit u zotua se do të tregojë të vërtetën.

SHKARKO APP