Federohet Sowe, ndaj Dinamos gati Jashanica dhe Xhejms

Në takimin me historinë, në ndeshjet “play off” përballë Dinamos së Zagrebit do të luajë Skënderbeu më i mirë. Madje i përforcuar, pasi korçarët do të kenë në fushë edhe blerjen e bujshme të verës, Ali Sowe. Sipas “supersport” sulmuesi i huazuar nga Chievo do të luajë prej ndeshjes së parë më 17 Gusht, në duelin që do të zhvillohet në kryeqytetin kroat. 23-vjeçari nga Gambia u la jashtë sfidës me Mladá Boleslav, në mënyrë që të gjente formën optimale dhe të përshtatej me ekipin e ri.

Pas stërvitjeve të para, Sowe ka treguar se gëzon gjendje të mirë fizike, ndërsa adaptimi po ecën me ritme të mira. Përveç stërvitjeve intensive, sulmuesi ka luajtur edhe dy ndeshje brenda grupit, duke shënuar edhe një gol. Në anën tjetër, për përballjen me Dinamon e Zagrebit nuk ka alarm dëmtimesh. Lilaj, Latifi, Jashanica e Xhemjs vazhdojnë stërvitjen me grupin, ndërsa stafi teknik i Skënderbeut vendosi që prej ngarkesës së lart fizike ti linte pushim në lojën e kontrollit.

Dy mesfushorët dhe mbrojtësi Jashanica do të përgatiten normalisht nën urdhërat e trajnerit Daja, ndërsa Xhejms do të vijojë periudhën e rikuperimit nga shqetësimi me muskujt e barkut. Megjithatë, shanset janë të mëdha që sulmuesi nigerian të jetë gati për ndeshjet e fazës “play off”, ku Skënderbeu do të provojë të realizojë një tjetër arritje historike, për tu kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League.

SHKARKO APP