“Fejesa” e Kastro Zizos, këngëtari shpjegon situatën që bëri pre shumë personazhe të njohur!
Pak kohë më parë u përfol për një fejesë të mundshme të Kastro Zizos, por që shumë shpejt gjithçka rezultoi e rremë. E ndonëse media rozë e tepron disi me këto thashetheme, këtë herë nuk ishte faji i askujt…ose të paktën nuk mund të akuzoje portalet për atë që qarkulloi si e vërtetë. Më datë 29 dhjetor, disa nga personazhet e njohur kishin marrë një mesazh të tillë në Whats App: “Familja Bega ju fton në kurorëzimin e djalit tonë, Klevis Bega me…në lokal…”
Të gjithë të interesuarit se ç’po ndodhte kështu me Kastron, jo vetëm që ishin nisur drejt destinacionit të përmendur në mesazh, por dhe ishin kujdesur të pajiseshin me dhurata. Një prej ‘vikitimave’ kishte qenë dhe Ervin Kurti, i cili kishte pasur si shoqëruese Gerta Gixharin. Pasi të dy kishin pyetur sa lart-poshtë se ç’po ndodhte, kishin kuptuar se nuk ishin të vetmit që kishin rënë pre e kësaj shakaje. Gjithçka e kishte konfirmuar menaxheri, ndërsa personazheve nuk iu ishte besuar një rreng i tillë.
Por, për çfarë pendohet Kastro nga e gjithë kjo histori? “Jam bërë shumë pishman, sepse edhe disa shokë të mitë besuan si e treta e vërteta dhe kishin sjellë nga 1000 – 2000 euro në zarf. Domethënë, unë kisha kapur një 30-she si fillim. Kisha kapur njërën, i kisha dhënë një 200-she dhe i kisha thënë ‘Na mi zemra këto’, kishte ndenjur me mua. Pas një muaji isha ndarë për mospërputhje karakteri…”, ka thënë Zizo, duke e kthyer të gjithë situatën në humor. E ndonëse shumica besuan se kjo ishte e treta e vërteta, duket se Kastro ka ende kohë për të na sjellë të reja nga kjo fushë.