Fejesa me Shkëlzenin, fustani që ka veshur Armina (FOTO)

Ditën e sotme blogerja e njohur ka zyrtarizuar me fejesë lidhjen e saj disa vjeçare me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.

Deri tani janë bërë publike shumë pak detaje nga ceremonia private, ndërsa pak minuta më parë, Armina ka shuar kuriozitetin e të gjitha vajzave, cili është fustani që ka zgjedhur të veshë në një ditë speciale si kjo e sotmja për të.

Siç duket edhe nga fotot, Armina ka zgjedhur të veshë një fustan të gjatë me lule shumëngjyrëshe, ku dominon e kuqja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, deri tani është përfolur në mediat rozë se në ceremoni nuk kanë marrë pjesë më shumë se 30 persona, miq dhe familjarë të rrethit të ngushtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?