Fejohet kryeministrja e Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është e fejuar me partnerin e saj prej shumë vitesh, prezantuesin televiziv Clarke Gayford. Lajmet për fejesën e çiftit u përhapën pas Ardern u pa në një ceremoni të premten me një unazë diamanti në gishtin e mesëm të dorës së majtë.

Zëdhënësi i saj konfirmoi lajmet se kryeministrja u fejua gjatë Pashkëve. Vitin e kaluar, çifti u bënë prindër të një vajze, Neve Te Aroha. Në janar, Ardern u pyet nga Victoria Derbyshire e BBC nëse ajo do t’i propozonte Gayford. “Jo nuk do i propozoja. Dua ta lë të përjetojë dhimbjen dhe torturën e agonisë për bërjen e kësaj pyetje,”-tha ajo.

Kryeministrja hyri në histori si udhëheqësja e dytë botërore që lindi fëmijë gjatë kohës që ishte në detyrë. E para ishte e ndjera Benazir Bhutto, kryeministrja dy herë e Pakistanit. Në atë kohë, Ardern tha se Gayford do të merrte rolin e babait dhe do kujdesej për vajzën. Ardern dhe Gayford u takuan për herë të parë në një aktivitet çmimesh në vitin 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?