“Femër e pështirë”, plas sherri në “BBV” mes Erjolës dhe Ilnisës

Një përplasje verbale mes dy banoreve të Big Brother Vip, gazetares Ilnisa Agolli dhe moderatores Erjola Doçi gati ka degraduar në përplasje fizike.

Sherri mes dy banoreve nisi në kuzhinë, ku gazetarja i shty tiganin e gatimit Erjolës, duke rrezikuar një djegie të saj. Ky veprim i Ilnisës nuk u prit mirë nga moderatorja duke iu drejtuar me fjalët “skizofrene”.

Ndërkohë Ilnisa i përmendi konkurrentes së BBV prindërit e vdekur teksa u shpreh se “kështu të kanë edukuar”, deklaratë e cila e ka ecaruar shumë Erjolën, e cila iu është drejtuar duke i thënë “ndyrësirë, femër e pështirë”.

Banori tjetër, Romeo Veshaj ka ndërhyrë për t’i ndarë duke mos lejuar moderatoren që ti afrohej gazetares.

Pjesë nga sherri mes tyre:

Ilnisa: Ça taksirati kam

Erjola: Avash se më shtyve tiganin e nxehtë! Deshe me më djeg o skizofrene

Ilnisa: Ça the mi…

Erjola: Shtyve tiganin se ske vend këtu. Skizofrene, se një njeri që do me të djeg me vaj, i tillë është

Ilnisa: Ça the?

Erjola: Po jo ça the, më shtyve tiganin! Më lër rehat!

Ilnisa: Shef ndonjë pasqyrë këtu? Si s’të vjen turp

Erjola: Të kishte rënë një pikë vajë këtu, e shifje ti.

Meri: Ju lutem se jeni me gjëra të nxehta

Ilnisa: Çfarë?

Erjola: Të më kishte rënë vaji mua, e shihje ti si fluturoje! Edhe në polici shkoje, një pikë vaji të më kishte rënë

lnisa: Siç më ra mua një pikë vaji?

Erjola: Ik mi se më shtyve tiganin, se është i rrëshqitshëm

Ilnisa: S’ka kamera këtu? Je një hipokrite dhe mashtruesja më e madhe në këtë shtëpi, nuk do mend. Hipokritja më e madhe. Po si s’të vjen turp?

Erjola: Po ik mi ti, se do sherr. Edhe në bukë do sherr

Ndërsa më pas Ilnisa e ka provokuar moderatoren, duke i përmendur edhe edukatën familjare, gjë që bëri që Erjola të shpërthente kundër gazetares, duke e quajtur ‘femër e pështirë” dhe ndyrësirë.

Erjola: Më lër moj të gatuaj?

Ilnisa: Kështu të ka edukuar familja? Kështu të kanë edukuar prindërit?

Graciano: Mos Ilnisa…

Erjola: Të më përmendësh babain dhe nënën që si kam, nuk ta lejoj. Ti nuk më provokon dot mua, që të dal nga vetja o femër e pështirë. Më provokon mua në bukë, prindërit kur e di që si kam, o ndyrësirë! Po nuk bie në nivelin tënd. Dhe nuk ta kthej me resto.

Ilnisa: Kujdes me fjalët që thua..

Erjola: Të jetë hera e parë dhe e fundit që mua më përmend familjen (Ilnisa largohet)

Ilnisa: Mos më prek

Erjola: Rri këtu, familjen nuk ma përmend dot dhe njëherë ta përmendësh do ikësh nga ke ardhur (Romeo ndërhyn që ta ndalojë t’i afrohet Ilnisës) Hera e parë dhe e fundit, kaq! Femër e pështirë, që nuk njeh kufinj. E pështirë.

SHKARKO APP