Femrat që motivojnë futbollistët e suksesshëm (FOTO)

Tërheqëse dhe të buzëqeshura, të dashurat apo bashkëshortet e futbollistëve janë gjithnjë të afta të tërheqin vëmendje dhe të jenë në faqet e para të shtypit rozë. Herë me sensualitet, herë me skandale edhe 2018 konsiderohet si viti i tyre. Më të komentuarat ishin nga Georgina Rodriguez e Ronaldos deri te rekordmenja Anna Lewandowska, bashkëshortja e sulmuesit polak, Robert Levandovski.

Georgina Rodriguez (Cristiano Ronaldo, Portugal)

Të lidhur që prej 2016, çifti ishte një ndër më të komentuarit në vitit, nga Spanja në Rusi dhe tani në Itali. Prindërit e vajzës 1-vjeçare, Alana Martina pritet që edhe në 2019 të jenë në qendër të vëmendjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Antonella Roccuzzo (Lionel Messi, Argentina)

Pavarësisht se është bashkëshortja e një prej futbollistëve më të mirë në botë, Antonela është mjaft e kujdesshme sa i takon privatësisë. 2018 shtoi edhe një anëtar në familjen Messi, pasi lindi fëmija i tyre i tretë, Ciro.

Shakira (Gerard Pique, Spain)

41-vjeçarja është sërish ndër më të pëlqyerat, edhe pse kohët e fundit është spekuluar për një ftohje të raportit mes çiftit.

Rebekah Vardy (Jamie Vardy, England)

E panjohur deri në 2014, kur u takua me sulmuesin e Leicester City, Rebekah është një ‘gjah’ mjaft i pëlqyer për shtypin britanik. Botërori i ‘Rusi 2018′ e bëri atë të famshme edhe ndërkombëtarisht.

Bruna Marquezine (Neymar, Brazil)

Modelja dhe aktorja braziliane kishte një raport dashurie me yllin brazilian prej vitesh dhe nuk mund të mos ishte ndër më të komentuarat e vitit. Edhe pse i dhanë fund lidhjes rreth 3 muaj më parë.

Ruby Mae (Dele Alli, England)

E dashura e sulmuesit të Totenham, është një yll në Instagram dhe një model i suksesshëm për markat si Chanel dhe Dolce & Gabbana.

Edurne Garcia (David De Gea, Spain)

Portieri i Manchester United është një ndër më të mirët në botë, dhe për këtë meritë ka edhe bashkëshortja Edurne Garcia, e cila në Spanjë është këngëtare, aktore dhe prezantuese.

Anastasia Kudryashova (Fyodor Kudryashova, Russia)

Bashkëshortja e mbrojtësit të Rusisë, Fyodor Kudryashova u bë e njohur gjatë Kupës së Botës, ndërkohë që është edhe një ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të futbollit.

Anna Levandowska (Robert Levandowski, Poland)

Ish-kampionia e botës në karate është bashkëshortja e sulmuesit të Bayernit të Mynihur, Robert Levandovski. Ishte ‘zbulim’ i vitit 2018.

Pilar Rubio (Sergio Ramos, Spain)

Prezantuesja dhe modelja televizive nuk kishte si të mungontë në listën e ‘WAG-save. Nëna e dy fëmijëve është e aftë të tërheq gjithnjë vëmendje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?