Fenomen në 133 ditë, aktorja Egla Ceno fiton ”Big Brother Albania Vip 3”

Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 3”, është ajo, Egla Ceno. Për herë të parë në një edicion VIP, një grua fiton çmimin e madh të “Big Brother”.

Egla ka kaluar një udhëtim të gjatë e sfidues në këto muaj, ku është përballur me ndodhi të ndryshme, duke përmendur edhe izolimin në ‘Dhomën e Bardhë’. Egla fitoi çmimin e madh, në një televotim kokë më kokë me Julin.

Në një natë magjike, plot surpriza dhe emocione dhe një garë të fortë mes pesë finalistëve, Egla Ceno rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh! Aktorja ia doli në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në reality show, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka kaluar çdo parashikim audience, për shkak të garës shumë të fortë mes 5 finalistëve.

Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, ajo tha: “Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?