Fero la muzikën për islamin, pedagogu: Një analfabet përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar
Vendimi reperit Fero që ka braktisur muzikën dhe i është përkushtuar fesë, ka nxitur një debat në Kosovë. Pedagogu i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, është shprehur kundër kësaj vendimmarrje.
“Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit.
Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”,-ka shkruar Blerim Latifi.