Fero ndalon makinën dhe fal namaz: Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato

Vendimi i Feros për të lënë muzikën, dhe që tani po i përkushtohet fesë islame, me synimin që tani e tutje të jetë një mysliman i devotshëm, sigurisht që u bë kryefjalë e mediave rozë dhe portaleve në vend.

E duket se këtij qëllimi po ia arrin mjaft mirë, pasi tashmë ka filluar t’i përkushtohet seriozisht riteve fetare. Reperi ka publikuar këtë të enjte në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet duke falur namaz në mes të rrugës.

Fero po kryen ritualin e faljes në autostradë, ndërkohë që e ka ndaluar makinën e tij luksoze të tipit BMW në rrugë. “Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkruan Fero.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)

SHKARKO APP