Festat luksoze të fëmijëve të VIP-ave
Çdo ditë është ditëlindje kur je e lumtur, megjithatë për VIP-at shqiptarë dhe jo vetëm, dita e lindjes është më e veçanta nga të gjitha. Organizime madhështore, lule, drita, shumë ngjyra e dhurata pafund për të festuar ditën e ardhjes në jetë të fëmijëve të tyre.
Pardje ka pasur festë në shtëpinë e këngëtares, Zaimina Vasjari. Khloe, vajza e saj, festoi ditëlindjen e parë. Me këtë rast i është organizuar një festë madhështore me miqtë dhe familjarët, e me një dekorim mjaft të veçantë, ku mbizotëronte ngjyra e bardhë dhe rozë. Ajo që tërhoqi vëmendjen përveç ambientit të mrekullueshëm ishte dhe veshja e Zaiminës, e njëjtë me atë të vajzës. Vasjari është e martuar me biznesmenin e njohur, Klodian Asllani, i cili ka edhe dy vajza nga martesa e tij e mëparshme.





Ana, vajza e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea festoi para pak ditësh 10-vjetorin e lindjes dhe e para që ka zbuluar pak nga festa ka qenë Aurela Gaçe. Videot që publikoi këngëtarja e njohur tregojnë detaje nga mbrëmja speciale për të voglën. Ana ishte qendra e vëmendjes dhe pranë saj ishin shumë miq, moshatarë, por jo vetëm. Në video dukej një ekran i madh në të cilin shfaqeshin imazhe të ndryshme për më të vegjlit, duke i nxitur ata të kërcenin nën ritmet e këngëve. As të rriturit nuk e kanë lënë të kaloj ai moment. Të gjithë i janë bashkuar atmosferës së gëzueshme me rastin e ditëlindjes së Anës. Mes të pranishmëve nuk kanë munguar as personazhe publikë, miq të mirë të familjes Gjebrea.
Për ata të dy, 28 nëntori është festë e dyfishtë. Përpos festës së flamurit, Albani dhe Miriami festojnë për të tretin vit ditëlindjen e vogëlushes së tyre Ameli. Nuk do mungonte as këtë herë një festë e organizuar deri në detaje nga dy këngëtarët për Amelinë e vogël. Ishte Albani, ai që na zbuloi një copëz atmosfere të ditës së veçantë, duke ndarë me fansat një foto në “Instagram”. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!
Gëzuar Shqipëri!”, – shkuan Albani në krah të fotos, ku shfaqet me Miriamin dhe bukuroshen duke fryrë qirinjtë. Ameli e veshur me fustan kuq e zi duket mjaft e lumtur teksa festonte pranë mamit dhe babit.
Ashtu si për të gjithë prindërit, edhe për mami Norën dhe babi Robertin, Renee është bekimi më i madh në jetë. Ajo është më e vogla e familjes dhe normalisht që e gjithë vëmendja do jetë e përqendruar tek ajo. Renee festoi në pranverë 3-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungonin disa fjalë të dala nga shpirti nga Nora dhe Roberti. Përveç kësaj, ata organizuan edhe një festë për të voglën e tyre. Tema e ditëlindjes vjen nga filmi i animuar “Frozen”, i cili duhet të jetë i preferuari i Renees. E vogla u kënaq nga festa e organizuar posaçërisht për të. Ajo shihej shumë e lumtur duke vrapuar dhe qeshur me shokët e saj.
KOHA JONË SONDAZH

