Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, dalin këngët konkurruese. Fifi synon Eurovisionin. Rikthehet Elsa Lila
26 këngë do performojnë në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku njëra do të përfaqësojë edhe Shqipërinë në ”Eurovision 2023”.
Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha krijimet e paraqitura, vendosi që në konkurim të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore. Në këngët e përzgjedhura ka ashume artistë që vijnë me kompozime e tyre, apo edhe si poetë.
Në mesin e 26 artistëve janë emra si Elsa Lila e cila rikthehet pas shumë vitesh në Shqipëri dhe Fifi, një nga artistet më të pëlqyera dhe popullore në vend. E njohur për baladat e bukura, Fifi synon që të përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision 2023”.