Festivali i filmit në Kanë, yjet e kinemasë gati për 11 ditë garë e festë
Rikthime të jashtëzakonshme në Kanë, nga Bill Murray, Elton John, regjisori Quentin Tarantino, i cili konkurron me “Once Upon a Time in Hollywood” me aktorë protagonist Brad Pitt, Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie. Në 11 ditë feste dhe konkursi, starton zyrtarisht sonte në mbrëmje Edicioni i 72-të i festivalit të filmit në kanë.
Me magjinë dhe sharmin që ofron, Kana ka mirëpritur prej ditësh yjet më të mëdhenjtë showbiz-it botëror, të cilët kanë parakaluar mbi tapetin e kuq. Lista e të ftuarve quhet lista A, pasi sipas organizatorëve ajka e ajkës së Hollywood është bërë bashkë këtë vit në qytetin e vogël francez.
Përveç Tarantinos, që është cilësuar si një nga favoritët për të fituar “Palmën e Artë”, 2019, në garë janë edhe regjisori spanjoll Pedro Almodóvar, që konkurron me filmin “Pain and Glory”, që ribashkon aktorët Penelope Cruz dhe Antonio Banderas. Regjisori britanik, 82-vjeçari Ken Loach, i cili rrëmbeu Palmën e artë në 2016, rikthehet me “Sorry We Missed You”.
Favorit mbetet edhe “Roma” i Alfonso Cuaron, i cili fitoi edhe Çmimin “Oscar” si regjisori më i mirë. Në garë për “Palmën e Artë” janë 21 prodhime kinematografike. Chopard është kujdesur edhe këtë vit për të krijuar statujën 18 karat të Palmës së Artë, në vlerën e 20 mijë eurove.
40 mijë persona janë akredituar si pjesë e festivalit, duke nisur nga të ftuarit, stafet e tyre ndërsa 4500 janë gazetarë që do të ndjekin nga afër 11 ditët e festivalit ndërsa në terren janë angazhuar 22 mijë policë dhe ushtarakë. Festivali i filmit në Kanë, që zyrtarizon fituesin më 25 maj, kushton plot 22 milionë dollarë, gjysma prej të cilave vijnë nga buxheti i shtetit ndërsa gjysma tjetër nga sponsorët privatë.
KOHA JONË SONDAZH

