Festivali i Filmit në Venecia, aktorja Catherine Deneuve merr ‘Luanin e Artë’

Aktorja dhe prezantuesja spanjolle, Rocìo Munoz Morales, së bashku me kolegen Julianne Moore, hapi Festivalin e Kinemasë së Venecias.

Ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve mori Luanin e Artë për karrierën. Deneuve ka një marrëdhënie të gjatë me Festivalin e Filmit në Venecia, që daton në vitin 1967, kur fitoi të njëjtin çmim për interpretimin në filmin “Belle de Jour”.

“Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që jam zgjedhur këtë vit për të qenë këtu në festival. Kam një histori të gjatë me këtë event”, tha aktorja Catherine Deneuve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ceremoninë e hapjes u transmetua edhe një fjalim i presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky. Gjatë videos të gjatë 3 minuta, presidenti u bëri homazh fëmijëve ukrainas të vrarë nga lufta dhe kërkoi sërish mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit, për llogari të organizatës së saj jofitimprurëse, “Zërat e Jetës”, që mbron gratë udhëheqëse.

“Zhurma e Bardhë” ishte filmi që hapi festivalin. Sipas regjisorit Noah Baumbach, ai është një histori e kulturës amerikane.

Bazuar në novelën me të njëjtin titull të vitit 1985 të Don DeLillo, filmi është një satirë therëse që tregon jetën e një familjeje të përbërë nga raca të ndryshme në Amerikën periferike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?