Festivali ”Sunny Hill” u anulua për këtë vit, Dua Lipa ka diçka për të thënë

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet këtë vit. Sipas organizatorëve, ata janë duke kërkuar një hapësirë të re. Gjithashtu përmes një njoftimi në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, u njoftua se datat për mbajtjen e “Sunny Hill” janë zhvendosur për në gusht të vitit 2024.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që “Sunny Hill Festival” përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë.

Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të “Sunny Hill Festival” në fundjavën e parë të gushtit 2024”.

SHKARKO APP