Fifi ndahet përfundimisht nga i dashuri, këngëtarja: Gjithçka që humbet, gjendet prapë…

Fifi i bëri të gjithë lëmsh me deklaratat për “Stracciatella-n” e saj. Pak kohë më parë, ajo bëri publike lidhje me të dashurin, që është identifikuar si Xhulio Tabaku, por lumturia i zgjati shumë pak.

Dhe tani këngëtarja ka sqaruar gjithçka duke treguar se është ndarë përfundimit nga mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën duke e deklaruar veten 100% single.

“Je single apo e zënë?”- e pyeti një prej fansave, gjatë një bashkëbisedimi që këngëtarja zhvilloi me ndjekësit në Instagram. “Single 100”- u përgjigj Fifi, me sinqeritet.

Ndërsa një tjetër e pyeti nëse “gjendet lumturia përsëri kur je e lënduar shpirtërisht”, dhe ajo u shpreh: “Gjithçka që humbet, gjendet prapë”, ndoshta duke e lidhur me gjendjen e saj emocionale pas ndarjes nga partneri.

SHKARKO APP