Fifi në lidhje të re, i dashuri është ish-burri i modeles së njohur: Unë të dua ty

Pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”, Fifi ka konfirmuar publikisht romancën e saj me Adis Patushin, një emër i njohur i showbizzit shqiptar.

Adis Patushi ka qenë i martuar me modelen, Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë. Këngëtarja ka konfirmuar romancën e re gjatë një koncerti të mbajtur ditën e djeshme, ndërsa në rrjet ka qarkulluar edhe një video ku çifti shihet duke shkëmbyer puthje të zjarrta.

Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Unë të dua ty Adis Patoshi”.

SHKARKO APP