Fifi në “The Voice”, Sidrit Bejleri tregon pengun

Sidrit Bejleri ishte i vetmi që u kthye për këngëtaren Fifin kur ajo këndoi “Mercy on me” në audicionet e fshehura të “The Voice of Albania” në vitin 2011.

Rrugëtimi i Fitit në spektaklin muzikor mund të kishte zgjatur më shumë, në rast se Bejleri nuk do ta kishte vendosur përballë një konkurrenti të fortë asokohe.

Në një bisedë në “Ëndërrtjerrësit”, Sidriti tha se është penduar që ka “përplasur” në fazën e betejave Fifin me Lundrim Paçukun, një nga konkurrentët në skuadrën e Sidritit i cili shkoi deri në finale.

“Ishin kaq të drejtë, të sinqertë, sa doja të përplasja ata që ishin më të ngjashëm. Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti :Rrjedh në këngë e ligjërime”, që u ngrit salla në këmbë. Mund të bënte rrugë me tepër Fifi. Ajo dukej. Unë ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit”.

SHKARKO APP