Fifi: Nuk e njoh kompozitorin në fjalë, as studion s’e di ku e ka
Një valë aludimesh ka përfshirë ditët e fundit rrjetet sociale dhe portalet online, pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime, të cilat në mënyrë të pakonfirmuar janë lidhur me emra të njohur të showbiz-it shqiptar.
Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka reaguar përmes një videoje live në rrjetet sociale. Këngëtarja ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me videot dhe ka sqaruar se nuk njeh kompozitorin që është përmendur në aludime. Fifi tha se situata ka krijuar shqetësim edhe te familjarët e saj, ndërsa u shpreh e indinjuar për përfshirjen e emrit të saj në këto pretendime.
“Unë nuk jam në ato video. Nuk kam asnjë lloj lidhjeje me kompozitorin në fjalë, nuk kam bërë asnjë këngë me të dhe nuk e di ku e ka studion”, deklaroi ajo. Këngëtarja shtoi se shqetësimi i saj kryesor lidhet me ndikimin që këto aludime kanë pasur te familjarët e saj, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe të dëmshme për imazhin e saj.

