Fifi vendos të largohet përfundimisht nga shtëpia e “BBV”
Pas ngjarjes së ndodhur gjatë spektaklit të së martës për Fifin është marrë një vendim.
Një gjendje e rënduar emocionale u bë shkak që ajo të mendonte dy herë qëndrimin brenda shtëpisë.
Pikërisht drekën e sotme ajo ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga loja dhe t’i përkushtohet shëndetit të saj.
“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”,- tha ajo.
Menjëherë pas këtij lajmi, banorët e përlotur nisën të përshendeten me këngëtaren.
“Jam banore shumë e fortë, ta dini që po jua bëj lojën më të lehtë meqe po iki”,- shtoi